Ndodh mrekullia në Tiranë: Nëna braktis foshnjen e porsalindur, por e gjen një grua dhe e ushqen

Dy ditë më parë, një zonjë gjeti një foshnjë në limitet e jetës në fshatin Sos në Tiranë.

Foshnja ishte e hedhur në anë të rrugës, e braktisur, e mbështjellë me një çarçaf të bardhë dhe e nxirë e gjitha.

Gruaja që kishte telefonuar policinë, bën me dije se foshnjen e kishte gjetur në derën e shtëpisë së mikes së saj, e cila kishte një fëmijë 3 muajsh.

Ajo ushqeu fëmijën e braktisur me qumshtin e saj të gjirit, por i vogli ishte pa fuqi për të thithur, për shkak të gjendjes aspak të mirë shëndetësore.

Kjo grua, sot kërkon ndërmjetësimin e një imami në Tiranë për të birësuar foshnjen dhe të përkujdeset për të.

E paidentifikuar, këto janë detajet që ka dhënë gruaja në lidhje me bebushin:

“Jam zonja qe beri statusin per femijen e braktisur…per te sqaruar ata qe sduan te kuptojne dhe ata qe spekullojne po ju jap detaje….ngjarja ka ndodhur ne fshatin Sos ne Tirane, mikja ime mengjesin e djeshem gjen nje foshnje te braktisur ne deren e shtepise se saj, femija ishte i nxire komplet. Zonja ne fjale ka nje foshnje 3 muajshe dhe i kishte dhene qumesh gjiri por i pa fuqishem bebeja nuk mundi ta thithe dhe per kete shkak ja dha me shishe pas pak ai vjen ne vete…u njoftua policija dhe ambulanca dhe per shkak te hetimeve (shenja gishterinjsh etj) nuk eshte lejuar qe femija te levize nga vendi dhe foton e ka bere policija per shkak hetimi…per te gjithe ata pseudo gazetare qe e duan lajmin ti vije qofte ne shtepi i them hulumtoni gjeni prova nese nuk bindeni por mos perhapni dyshime per shkak te paaftesise suaj profesionale…sa vrasje behen…sa vjedhje…djegje…a ka denoncim ne medja?? JO…populli i thjeshte eshte gazetarija me e sakte….foton e kam prere une pasi me te drejte zonja nuk deshiron ta beje publike foton e saj neper rrjete sociale….per te gjithe ata qe bejne moral ju lutem mos shihni detajet por THELBIN femija erdhi ne jete si pasoje e kesaj zonje qe i Madhi Zot ja shperblefte!
Me falni qe u zgjata por ishte e nevojshme ne baze te komenteve qe lex”.

Share With:



296 Views