Ndodh në Shqipëri, gruaja dhunon burrin në mes të rrugës në sy të fëmijës

Një rast i paprecedent dh une ka ndodhur në qytetin e Pogradecit ditën e sotme. Burri është dhu nuar barbarisht nga bashkëshortja e tij, por më e keqja është se çdo gjest e bën para syve të fëmijës së tyre. Gruaja e quajtur Elsa, gjuan me shk elma dhe me fshesë bashkëshortin e vet, i cili nuk reagon ndaj goditjeve të saj. Ai madje i pafuqishëm shtrihet përtokë, njëra atlete i del nga këmbët, ndërkohë që gruaja e vet përveçse i bërtet, i thotë edhe të ngrihet në këmbë, më shumë për ta vënë në sedër ndaj personave që po e shihnin dhe po e filmonin. Fëmija i tyre, i cili mund të jetë afërsisht 4 ose 5 vjeç, qesh kur sheh të ëmën duke rra hur babain e vet. Mesa duket kjo skenë nuk ka ndodhur për herë të parë mes prindërve të tij. Janë komshiet që e kritikojnë Elsën, ku i thonë të mos e godasë më. Gjithashtu i thonë ta lërë të ngrihet avash-avash për të shkuar në shtëpi. Bashkëshortja e revoltuar kurrsesi nuk i dëgjon fqinjët. Ajo e kap nga jaka e xhupit dhe me dhu në e fut në pallat, ku si duket kanë edhe shtëpinë. Djemtë të cilët kanë bërë edhe videon, nuk e ndihmojnë burrin  për ta laguar nga bashkëshortja. Përkundrazi ata bëjnë sehir dhe qeshin ndaj gjesteve të dhimbshme të një gruaje të inatosur ndaj burrit.

 

Share With:
Translate »
1045 Views