Ndodhej në martenitet kur ra tërmeti, historia e Ameisit na mbushi me shpresë

Mamaja e Ameisit ndodhej në martenitet ditën kur ra tërmeti i 26 nëntorit. Me frikën e madhe të atij momenti, ajo mori vajzën dhe doli menjëherë nga dhoma e maternitetit. Sot, 6 ditë nga lindja e vajzës, mamaja e Ameisit tregon se çfarë përjetoi atë mëngjes të marte.

“Isha në dhomë bashkë me vajzën. Sapo kam ndjerë tërmetin nuk kam menduar asgjë veç të nxjerr vajzën nga dhoma e të dal jashtë. Fatmirësisht pranë vetes pata nënën time. Iu drejtuam shtëpisë, por paniku për një tërmet të dytë na detyroi ta braktisnim menjëherë e bashkë me vajzën e vogël kemi qëndruar në makinë”, kujton mamaja e Ameisit. Vogëlushja teksa ushqehet me qumështin e së ëmës na mbush të gjithëve me shpresë.

Prindërit e Ameisit ndodhen në qendrën akomoduese “FAFA”, ku janë dhe 5 foshnje të tjera që kanë lindur këto ditë. Zv. ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi, si përgjegjëse për strehimin e caktuar nga Shtabi i Emergjencës thotë se në dispozicion të qendrave akomoduese janë vendosur ekipe të mjekëve specialistë që do të ndjekin ecurinë e shëndetit të personave të akomoduar, përfshi dhe foshnjat e porsalindura.

“Mbrëmjen e së shtunës në dy qendrat akomodouese në Golem do të mbërrijë një grup i specializuar nga Tirana që do të ofrojnë një konsultor për fëmjën dhe një për nënën. Gjithashtu do të hapen kartelat e foshnjave për të ndjekur në mënyrë periodike vaksinimin e tyre. Kjo do të bëhet në të gjitha qendrat akomoduese”, thotë zv/ministrja Çuçi.

Burimi: Lexo.al

Share With:
Translate »
1315 Views