Ndryshon trendi: Tani abo rtojnë më shumë gratë me arsim të lartë

Ndërsa vit pas viti numri i lindjeve po bie edhe numri i aborteve ka shënuar rritje.  Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT numri  i aborteve në 2018 ishte 5532 nga 5279 të një viti më parë.

Mjekja gjinekologe Diana Canaj mendon se nuk kemi një regjistrim të saktë të aborteve.

Diana Canaj: “Mendoj se nuk ka rritje por është në ato shifra. Nuk regjistrohen abortet medikale vetëm ndërprerjet me vegla  prandaj nuk kemi një regjistrim të saktë.  

Nëse një paciente paraqitet për të kryer abort asaj i jepet një javë kohë për reflektim.

Të dhënat tregojnë se është rritur numri i aborteve nga gratë me arsim të lartë të cilat përbëjnë 1/4 e rasteve të ndërprerjeve të shtatzanisë. Në vitin 2014, 15 % e aborteve kryheshin nga gratë që ishin me arsim të lartë, ndërsa gati gjysma e tyre ishte nga gratë që kishin më pak klasë shkollë.

Share With:
Translate »
433 Views