Në 4-vjetorin e saj, Blendi i organizon të bijës festën përrallore

Gazetari i njohur Blendi Fevziu është baba i dy vajzave, të quajtura Mishel dhe Alis. Pavarësisht axhendës së zënë ai përpiqet të kalojë sa më shumë kohë pranë tyre, i merr me vete gjatë pushimeve dhe shpesh ndodh që të postojë foto me to në rrjete sociale.

Vajza e tij e vogël, Alis, ditën e sotme ka ditëlindjen. Ajo ka mbushur 4 vjeç dhe me rastin e kësaj dite të veçantë i kanë organizuar një festë me dekor princeshash. Blendi ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto me të bijën në krah dhe ka shkruar: ‘Zyrtarisht 4’. Mesa duket e bija është e fiksuar pas ‘Mbretëreshës së dëborës’ pasi në mur është vendosur një poster gjigant i princeshë Elsës dhe zbukurimet e tjera mbajnë fytyrën e saj.

Vogëlushja Alis është veshur me një fustan ngjyrë blu, të njëjtë me atë të Elsës dhe duket tamam një princeshë dëbore! Blendi po ashtu ka publikuar një fortë të tortës e cila duket shumë e shijshme dhe me një dekor tipik për fëmijë.

Share With:
Translate »
570 Views