“Në bankën tënde tashmë ka lule…”, halla përlot me dedikimin për mbesën që humbi jetën në aksident

Noemi, Ajseli dhe Rajani bashkë me babain e tyre Edmond Prekën humbën jetën në një aksident tragjik në zonën e plazhit në Velipojë tre javë më parë. Një aksident që tronditi të madh dhe të vogël, duke lënë shumë dhimbje pas.

Nga ky aksident me pasoja të rënda shpëtoi vetëm mamaja e tyre, Evisa, e cila ndodhet në gjendje shoku, pasi të vegjlit e saj nuk jetojmë më.

Trishtimi dhe lotët vijojnë të mbajnë të mbërthyer familjen Preka, lot që nuk do të shterojnë kurrë.

Motra e Edmondit, halla e fëmijëve nuk ka ditë që të mos prekë zemrat me postimet e saj në rrjetin social “Facebook”. Një dhimbje që nuk përshkruhet dot për humbjen e të dashurve të saj, në një kohë që ishte vëllai i vetëm.

Ajo ka kujtuar sot Noemin, vajzën e madhe të vëllait, e cila u nda nga jeta tragjikisht në aksident. Ndonëse shpresat ishin se ajo mund t’ia dilte, por për faktin e keq nuk mundi dot, duke e çuar në 4 numrin e viktimave të aksidentit.

Përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook” halla e saj, Gonxhe Preka ka shkruar një dedikim të ndjerë ku zor se mbahen lotët.

Banka ku ulej Noemi 10-vjeçare është mbushur me lule dhe në mes qëndron fotoja e saj. “Na mungon shumë Noem”, – ka shkruar ndër të tjera, halla.

Postimi i plotë

Ne banken tane tashme ka lule nuk eshte ma Noemi i halles qe te pergjigjet plot zgjuarsi
Me mungon shume Noem

 

Share With:
Translate »
872 Views