Në dekadën e ardhshme, shumica e bebeve do të lindin nga prindër që takohen përmes internetit

Hulumtimet e reja thonë se deri në vitin 2037, në Mbretërinë e Bashkuar më shumë do të ketë bebe të lindura nga prindër të cilët takohen përmes internetit sesa të atyre që janë takuar në jetë reale.

Sipas anketimit të kryer nga “Imperial College Business School”, 40% e bebeve që do të lindin brenda dekadës së ardhshme do të jenë “e-bebe”, apo bebe që lindin nga prindër të cilët do të takohen përmes ndonjë aplikacioni të takimeve apo ueb sajti, transmeton Telegrafi.

Këto parashikime janë publikuar në raportin “Future of Dating”, i cili është përpiluar duke u bazuar në të dhënat e platformave si “eHarmony” dhe nga projeksionet aktuale të lindjes nga Zyra Nacionale e Statistikave.

Raporti gjithashtu ka zbuluar se 1 në 3 (32%) e lidhjeve që kanë filluar mes viteve 2015 dhe 2019, janë iniciuar përmes internetit.

Hulumtuesit parashikojnë se këto figura do të rriten në mënyrë drastike deri në vitin 2030, ku vlerësojnë se më shumë se gjysma e lidhjeve do të fillojnë përmes internetit.

Share With:



33 Views