Në ditëlindjen e së ëmës, Xhensila ka një urim për të, por i kërkon dhe falje për diçka

Ndoshta, ky është urimi më i bukur dhe më i ndjerë që ajo ka bërë deri më sot për nënën e saj…sepse vjen nga pozitat e prindit! Ajo vetë sot gëzon statusin e mamasë për të parën herë, ndaj dhe emocionet shtohen dyfish. Ndërkohë, që përgatitet pas pak ditësh të festojë ditëlindjen e parë të Ajkës, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për t’i uruar ditëlindjen nënës së saj.

Bashkë me fjalët e ndjera dhe dedikimin e ëmbël, ajo na shpalos një pjesë të panjohur nga fëmijëria e saj, nga tekat e vështirësitë me të cilat i është dashur të përballet e ëma e artistes. Në një postim të fundit në Instagram, Xhensila shkruan fjalët e zemrës për njeriun e zemrës, në ditën e saj speciale. “Korrik i shtrenjtë, sot zgjohem me shumë gëzim. Nëna që më dha jetën, sot ka ditëlindjen, dhe ndërkohë që unë përgatitem për ditëlindjen e mbesës së saj, kuptoj nënën time. Ma, të them se sa shumë të dua, dhe sa mirënjohëse jam për sakrificat që ke bërë për mua. Të kërkoj falje për çdo tekë, sot kuptoj dhe se sa shumë të kam munduar kur vrapoje lulishteve pas meje kur unë isha sa Ajka jonë sot, vetëm për të mbaruar pjatën e supës. Të gëzofshim edhe shumë e shume vite unë, Alba, Ajka”

Pra, bashkë me urimin, Xhensila i kërkoi publikisht falje asaj për mundimet dhe lodhjet që i ka shkaktuar gjatë fëmijërisë. Gjithsesi, gjithçka harrohet dhe kalon për sa kohë që mamaja e këngëtares i sheh fëmijët e saj të realizuar dhe të lumtur.

Share With:



97 Views