Në Francë po lindin fëmijë me deformime, nisin hetimet

Franca ka ndërmarrë një hetim kombëtar lidhur me shkaqet e foshnjeve që lindin me një gjymtyrë mangut apo deformim të gjymtyrëve.

Hetimi u ndërmor pasi rastet e lindjeve të fëmijëve me deformime u zbuluan në disa rajone të vendit, tha një zyrtar i lartë i shëndetit publik të mërkurën, transmeton AFP.

Kreu i Agjencisë së Shëndetit Publik në Francë, Francois Bourdillon, tha për radio RTL se hetimet janë “në zhvillim e sipër” dhe rezultatet do të njihen “për rreth tre muaj”

Një numër i vogël i rasteve janë verifikuar deri tani – rreth 25 fëmijë në 15 vitet e fundit në rajone si Brittany, Loire-Atlantique dhe Ain – por këto deformime kanë shkaktuar alarm publik dhe janë raportuar gjerësisht në median franceze.

Të hënën në mbrëmje autoritetet e shëndetit raportuan 11 raste në zonën e Ain, në kufi me Zvicrën, nga viti 2000- 2014. Këto shifra nuk ishin bërë publike më përpara.

Zyrtarët thonë se numri i këtyre rasteve në të tre rajonet statitikisht po rritet dhe kjo është arsyeja që autoritetet franceze kanë ndërmarrë hetime të mëtejshme.

Deri tani nuk dihet shkaku i këtyre deformimeve pavarësisht testeve që u janë bërë nënave për të parë nëse ata kanë qenë të ekspozuara ndaj substancave të përbashkëta.

Disa ambientalistë bëjnë me faj pesticidet por deri tani nuk ka prova shkencore që ta mbështesë këtë.

Defektet mund të jenë dhe gjenetike.

“Ne nuk mund të kënaqemi duke thënë se nuk kemi gjetur shkakun, kjo është e papranueshme,” tha Buyzn në fillim të këtij muaji.

Në 1950- 1960, mijëra fëmijë në të gjithë botën lindën me gjymtyrë të mangëta dhe kjo u lidh me përdorimin e talidomidit (Anglisht: Thalidomide) e cila përdorej nga gratë për të trajtuar të vjedhat gjatë kohës së shtatzanisë. Ky ilaç u ndalua në 1960

Share With:



88 Views