Në hotelin në Durrës po kërkohet për një person. Qeni nuhatës dha sinjalin për trupa nën rrënoja

Ndërsa me nxjerrjen e viktimës së 50-të nga rrënojat u njoftua se operacioni i kërkim-shpëtimit përfundoi pasi nuk kishte më trupa nën rrënoja, mëngjesin e sotëm bëhet me dije se kërkimet po vazhdojnë në zonën e hotel “MiraMare”.

Pavarësisht se nuk ka raportime për njerëz të humbur, Ministria e Mbrojtjes konfirmon se kërkimi ka rinisur.

Në gërmadhat e kësaj ndërtese u nxor i pajetë pasditen e djeshme 41-vjeçari, Sotiraq Misha, por dyshimet janë se nën rrënojat e këtij hoteli është edhe një person.

Fillimisht grupi i kërkim-shpëtimit tek hotel “MiraMare” i ndërpreu punimet, por një grup kroatësh bën kërkimet e fundit me qen nuhatës dhe mesa duket sinjali nga qentë është dhënë se nën rrënoja ka ende persona, kështu kërkimet do të vijojnë më tej. Pas mesnate numri i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit shkoi në 50./

Share With:
Translate »
488 Views