Në Instagram ka vajza të bukura, por ka dhe ca familje edhe më të bukura që ke qejf t’iu bësh “like”

Në Instagram i gjen të gjitha. Gjen zhurmën dhe bujën e Kardashianëve, që marrin miliona like për një minutë, që edhe këtu tek ne ndiqen gjithë kuriozitet, por gjen edhe ca foto të tjera familjesh të bukura, që të bëjnë të buzëqeshësh se duken fiks si skena filmash. Po ju i njihni familjet më të ndjekura të instagramit? Ca janë shumë të njohur e ca shumë më diskretë, por në çdo foto që hedhin kanë komentet e “liket” me bollëk. Bëjnë jetë familjare po bëjmë edhe jetë rrjeti dhe e bëjnë më së miri.

Familja skuadër

Familja Jupi, foto nga Instagrami
Familja Jupi, foto nga Instagrami

Po të mos ishte për Vivian, që në fakt s`ka asnjë lidhje me televizionin, nuk do t’i kishim njohur fare Jakob, Paris dhe Eliot dhe s`do ishin të preferuarit tanë. Gruaja e Redi Jupit, ekonomiste në profesion, është aktive në Instagram dhe kështu ne dimë që janë një familje e bukur, që kalojnë shumë kohë bashkë, që fëmijët merren me sport e me muzikë. Familja Jupi është një ndër të preferuarat e publikut dhe jo vetëm prej Redit, Vivit dhe tre fëmijëve, por edhe prej gjyshit të tyre, Doktor Mentor Petrelës, babait të Vivian. Pra, me pak fjalë i njohim familjarisht.

Familja që flet shumë gjuhë

Familja Cana, foto nga Instagrami
Familja Cana, foto nga Instagrami

Dhe prej thjeshtësisë i duan njerëzit edhe Lorikun dhe bashkëshorten e tij italiane. Italiane, por që është përshtatur mirë në Shqipëri dhe me shqiptarët. Mbase na ka hyrë në zemër për gjithë sakrificën që bëri duke lënë vendin e saj për hir të karrierës së bashkëshortit, dhe mbase këtu na ngjau me shumë gra të tjera shqiptare, me nënat tona. Monica na i thotë të gjitha në instagram, kurse Loriku nëpër intervista. Ish-kapiteni i kombëtares është një ndër më të preferuarit dhe dashurinë për të e kemi hedhur edhe mbi familjen e tij, gruan dhe Boikenin e vogël, për të cilin dimë shumë detaje, dimë që flet shumë gjuhë (të mamit, të babit dhe ca të tjera) edhe pse si fytyrë rrallë e shikojmë.

Familja e ëmbël

Familja Gjebrea, foto nga Instagrami
Familja Gjebrea, foto nga Instagrami

A ka ndonjë njeri që nuk njeh e nuk ndjek këmba këmbës familjen Gjebrea? Ata i duam për Arditin që bën çdo gjë bukur, për Anilën që del me karar e që ka ruajtur gjithmonë një profil të ulët, modest, për Annën që është showgirl që tani, për Jonin që nuk resht së i shprehuri dashurinë familjes që e ka larg dhe për nusen e Jonit, një zonjushë simpatike. Familja e Arditit që është e bashkuar, që kishte gjyshe në shtëpi deri vitin e shkuar që u nda nga jeta, që shtron tryeza të mëdha, na ngjan kaq shumë me atë tonën. Mbase prandaj i pëlqejmë kaq shumë.

Familja e artistëve

Familja Skënderaj, foto nga Instagrami
Familja Skënderaj, foto nga Instagrami

Kush i mbush tjetër sallat e koncerteve si Alban Skënderaj? Kush nuk pret me padurim një këngë të gjithë familjes (me Amelinë dhe vëllain këngëtar të Albanit), meqë duete mes Albanit dhe Miriamit kemi parë plot? Kush nuk priti me padurim lajmin e shtatzënisë së parë, lindjen, emrin, foton e parë të Amelisë, lajmin për shtatzëninë e dytë e kush nuk po pret gjininë, lindjen, emrin e gjithçka nga fillmi? Edhe familja Skënderaj e ka një vend të veçantë.

Familja akademike

Familja Toska, foto nga Instagrami
Familja Toska, foto nga Instagrami

Ata nuk jetojmë më këtu, ka kohë që janë larguar jashtë Shqipërisë. Por familjen e Valbona Zenelit, vajzës së bukur të diplomatit Bashkim Zeneli, dhe Igli Toskës ish-ministër i Rendit e shohim shpesh në rrjet. Valbona shfaqet shumë shpesh në aktivitetet e saj si profesore dhe herë pas here na tregon edhe për arritjet e shkëlqyera në shkollë të djalit të tyre të vetëm, Darios. Foto gjithë dritë, nëpër fundjava e festa, me fytyra të qeshura e tre njerëz aq të bukur, që na i zbukurojnë Instagramin sa herë që shfaqen.
Në Instagram ka prej të gjithave. Edhe vajza seksi e çuna trendy, por ka edhe nga këto familjet që të gjithë i ndjekin me qejf të madh.

Familja Klasike

Familja Vaso, foto nga Instagrami
Familja Vaso, foto nga Instagrami

Mami dhe babi punojnë, kurse për Roanin kujdeset nëna. Enada dhe Gerdi janë fiks familja klasike, ajo që dy prindërit artistë duan ta angazhojnë djalin në baletin klasik, por që ai ka ëndrrat e tij, dashuron futbollin. Instagrami i tyre është i përbashkët dhe në të gjen foto në shtëpi, foto me nënën, foto me hallën, foto nga puna dhe sigurisht foto të Roanit në aktivitetet e tij, sport, balet dhe aktrim. marrë nga TIP

Share With:



205 Views