Në kaq pak kohë të lidhur, Diellza dhe Fisniku vendosën të bëhen prindër

Vetëm pak ditë më parë modelja bukuroshe Diellza Kolgeci së bashku me partnerin e saj Fisnik Rugova organizuan festën “BabyShower”, ku zbuluan për gjithë të ftuarit se priten të bëhen prindër të një vajze.

Shumë prej nesh për Diellzën dinë shumë për hir të së vërtetës, ndërsa për partnerin e saj shumë pak.

Kush është Fisnik Rugova dhe sa kohë është së bashku me Kolgecin?

Partneri i saj është basketbollist dhe është 11 vite më i ri se Diellza.

Sipas “Panorama Plus”, burime pranë çiftit kanë treguar se Diellza dhe basketbollisti njihen prej shumë vitesh duke qenë se të dy jetojnë në Prishtinë, megjithatë lidhja e tyre e dashurisë ka nisur vetëm një vit më parë.

Edhe pse kanë një vit të lidhur, tanimë lidhja e tyre duket se do përforcohet më shumë me ardhjen në jetë të foshnjës.

Share With:



120 Views