Në këto festa, vajza e Inis Gjonit zgjodhi të jetë një princeshë akulli

Periudha e festave është ideale për të bërë edhe fotografi të bukura në sfonde festive e plot shkëlqim. Fëmijët, gjithmonë të tërhequr nga magjia dhe përrallat zgjedhin këto tema për fotot e tyre të festave. Coco Antonel, vajza e Inis Gjonit zgjodhi të ishte një princeshë akulli dhe imazhet e saj janë vërtet mahnitëse. Nën një sfond të pastër dëbore e akulli,fustane princeshash, me flokë gjysmë biond e sy të kaltër, ajo duket sikur ka dalë nga filmi ‘Frozen’ dhe ‘Ice Princess Lily’.

Fotot e saj i ka publikuar Rezarta Shkurta, pasi Coco dhe mami Inisi ia kanë besuar asaj këtë set. Me këtë rast pamë sa shumë është rritur Coco Antonel dhe sa e bukur është bërë. Inisit i pëlqen të kujdeset për imazhin vogëlushes dhe shpesh i kemi parë të veshura matchy-matchy të dyja.

Share With:
Translate »
1442 Views