Në mënyrën më të veçantë, Melania Trump zbulon si duket Shtëpia e Bardhë këtë prag festash

Bashkëshortja e Presidentit të Amerikës, Donald Trump, Melania Trump ka zbuluar me anë të një videoje në rrjetet sociale zbukurimet e Shtëpisë së Bardhë për këtë fundvit. Ndjekësit e saj janë befasuar nga pamjet e shtëpisë së madhe, por dhe zbukurimet në ngjyrë të bardhë e jeshile.

“Shpirti i Amerikës po shkëlqen Shtëpinë e Bardhë. Unë jam e lumtur që ndaj këtë ekspozitë të bukur për të gjithë dhe më vjen mirë që të gjithë provojnë bukurinë e sezonit të Krishtlindjeve”, ka shkruar Melania krah postimit të saj në ‘Twitter’.

Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme dhe të gjitha lidheshin me pamjen e shtëpisë më të famshme në botë.

Share With:



585 Views