Në mes të tragjedisë, vjen në jetë një fëmijë në çadrën e emergjencës në Manëz

Familja Sula në Manëz ka mbetur pa shtëpi pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin dhe është strehuar në çadrën e emergjencës.

Mirëpo, pas lotëve të dhimbjes për shkak të tërmetit, familja Sula ka derdhur sot lot gëzimi.

Ardjana ka sjellë në jetë në çadrën e emergjencës një vogëlushe, të cilës ia ka vendosur emrin Ajsel.

Këtë lajm e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka ndarë edhe foton e parë të të voglës.

“Ajsel ti nuk do jesh kurrë vetëm”- ka shkruar Ministrja krahas fotos.

Share With:



194 Views