Në mësim pa ngrohje, në 28 shkolla në Kamëz

Dita e hënë shënoi edhe nisjen e procesit mësimor për 24 mijë nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në Kamëz.

Në shkollën “Azem Hajdari”, nxënësit nuk i kanë hequr për asnjë moment kapuçët, shallët e dorashkat, a thua se janë për alpinizëm dhe jo për të zhvilluar mësim.

Në shkolla si kjo ku mësimi zhvillohet me dy turne, mësimi është një mision i vështirë.

Shkolla “Azem Hajdari”ka 9 vjet që është rikonstruktuar. Kaloriferët janë sa për numër, pasi rrjeti elektrik është i dobët dhe nuk mban ngarkesë. Funksionimi i sistemit të ngrohjes varet nga Bashkia e Kamzës.

Prej 5 vjetësh si në krye të kësaj shkolle, drejtori ndihet i pafuqishëm për kushtet ku nxënësit mësojnë.

Në Bashkinë e Kamzës janë 29 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme. Prej 5 vitesh Zyra Arsimore Kamez, raporton pranë Ministrisë së Arsimit se rrjeti elektrik është i dobët dhe nuk mban ngarkesë e për rrjedhojë në shkolla mungon ngrohja.

Share With:
Translate »
636 Views