Në muajin e 6 të shtatzënisë, Brunilda i dedikon të bijës fjalët më të ëmbla

Moderatorja e njohur Brunilda Lame është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë me një vajzë. Moderatorja është përqëndruar shumë në këtë periudhë të re të jetës së saj dhe mezi po e pret ardhjen në jetë të së bijës.

Brunilda është treguar shumë aktive në rrjete sociale që pas lajmit të shtatzënisë. Ajo ka ndarë disa herë në rrjete sociale foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur ose ka ndarë me ndjekësit e saj këshilla për gratë që janë në pritje të ëmbël.

Ditën e sotme Brunilda ka treguar se ka hyrë në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Moderatorja ka postuar një foto ne profilin e saj të Instagramit, ku shihet më e bukur se kurrë për shkak të nurit që i ka dhënë shtatzënia. Ajo ka veshur një fustan të bardhë dhe në sy bie barku i rrumbullakosur dhe e qeshura në fytyrën e saj. Brunilda po e shijon së tëpërmi periudhën e pritjes së ëmbël dhe këtë e ka treguar dhe me dedikimin e bukur që ka bërë për të bijën: “Me ty çdo dite eshte nje zbulim ndjesish te panjohura. Cdo gje me duket ëmbël, rozë. 25 javë. 6 muajshe”, ka shkruar moderatorja.

Share With:
Translate »
400 Views