Në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe e strehuar në palestër, gruaja: Ku ta çoj bebin unë?

Një grua në muajin e nëntë të shtatzanisë së bashku me tre vajzat e vogla që pas tërmetit që i shembi banesën është zhvendosur në palestren e shkollës së mesme “Hydajet Lezha”. Gruaja disponon dhe një urdhër mbrojtje, pasi dhunohej nga bashkëshorti.

Erestina kërkon një banesë për tu vendosur ajo dhe vajzat e saj të vogla. Ajo tregon se është brenda ditëve për të lindur foshnjen.

Gruaja thotë për OraNews:

Dua strehim por nuk na japin. Unë jam brenda ditës të lind. Ku ta çoj bebin e vogël?”

Në këtë palester janë vendosur prej 2 javësh 13 familje rome dhe egjiptiane. Vendstrehimi për ta është kthyer në një mision të vështirë, pasi askush nuk ju jep banesa me qera.

Në lidhje me këtë problematikë Bashkia Lezhë bën me dije se po kërkon banesa me qera për këto fëmilje, për ti larguar sa më parë nga palestra ku janë vendosur përkohësisht.

 

Share With:
Translate »
367 Views