Në muajt e fundit, Loredana merr plot kg nga shtatzënia!

Prej disa muajsh çifti i famshëm i reperave shqiptarë Mozzik dhe Loredana po përfliten se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk e ka pohuar kurrë publikisht, por në postimet e tyre në rrjete sociale e kanë nënkuptuar shpesh pritjen e ëmbël.

Gjithashtu gjatë kësaj kohe pavarësisht se mjaft aktive në rrjete sociale Loredana nuk ka postuar asnjë foto ku i duket barku duke e fshehur  shtatzëninë.

Mirëpo duket se tani ajo është në muajt e fundit dhe transformimi ka filluar të shfaqet edhe në fytyrën e saj. Në foton e publikuar pak më parë krah Mozzik, ajo duket më e fryrë në fytyrë si pasojë e shtatzënisë dhe tani nuk mund ta fshehë më.

Nga ana tjetër Loredana nuk e ka lënë pas dore muzikën dhe pak ditë më parë ka njoftuar se shumë shpejt do të publikojë këngën e saj të re “Million dollar smile”.

Share With:
Translate »
1118 Views