Në nder të Avicii, i ati organizon ceremoninë e veçantë së bashku me fansat

Shtatë muaj pas vdekjes tragjike të Avicii, babai i tij i tij ka bërë një përkujtimore ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim. Duke marrë parasysh ndarjen e tij të parakohshme nga jeta dhe trashëgimië muzikore që la pas, familja Bergling ftoi qindra fansa të tij në një shërbim përkujtimor në Kishën ‘Eleonora Hedvig’ në Stokholm. Një turmë e madhe u mblodh jashtë kishës të premten dhe ishte babai i Aviciit, Klas Bergling ai që foli për jetën dhe krijimtarinë e të birit.
I gjithë altari ishte i mbushur me fotot e Dj të njohur dhe ajo që bëri habi ishte se të pranishëm ishin më shumë fansa se sa familjarë të tij.
Avicii u gjend i pajetë në shtëpinë e tij dhe shkak mendohet të jetë bërë mbidoza.

Share With:
Translate »
567 Views