Në pritje të bebit, Harry dhe Meghan do të largohen nga Pallati mbretëror

Prej disa kohësh po përflitej se me shumë mundësi Harry dhe Meghan do të largoheshin nga Pallati mbretëror. Dhe në fakt, kështu do të ndodhë shumë shpejt. Tashmë e vërtetuar, Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan do të largohen nga Pallati mbretëror për të jetuar vetëm, larg familjes. Pas martesës e deri më tani, ata kanë jetuar në Nottingham Cottage, brenda Kensington Palace. Mediat britanike bëjnë me dije se shtëpia e re është një dhuratë nga mbretëresha për çiftin e ri.

Mësohet se shumë shpejt Harry dhe Meghan do të shpërngulen në Frogmore Cottage, që ndodhet në kështjellën Windsor. Sipas disa burimeve, çifti mbretëror dëshirojnë ta rrisin larg qytetit bebushin që do të vijë në jetë në pranverë.

Share With:
Translate »
594 Views