Në pritje të ëmbël, Brunilda Lahe tregon si po kujdesen VIP-at për të

Moderatorja e njohur Brunilda Lahe është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë me një vajzë. Brunilda është përqëndruar shumë në këtë fazë të jetës së saj dhe mezi po e pret ardhjen në jetë të së bijës.

Shtatzënia e saj është e dëshiruar dhe e ka lumturuar së tepërmi si atë ashtu dhe të shoqin e saj. Në një intervistë për Rudinën, moderatorja ka treguar se fillimisht e ka fshehur shtatzëninë nga kolegët, të cilët nuk kanë kuptuar asgjë deri në momentin kur ajo iu ka treguar. Që nga momenti kur ato e morën vesh janë kujdesur për Brunildën si të ishin një familje.

Ditën e sotme përmes një postimi të bërë në Instagram, moderatorja ka treguar sa mirë po e tajtojnë kolegët dhe sa rehat po e bëjnë të ndihet në muajt e fundit të shtatzënisë. “Kur je shtatzënë koleget/ët janë vecanerisht të kujdesshëm, të krijojnë të gjitha kushtet që puna të mos ndihet aspak. Por më shumë gjatë kësaj periudhe më kanë “përkëdhelur” personazhet për të cilët kam shkruar në revistën ‘Living’. Alba më përgatiti vetë lëng frutash, Armandi me shkrepi po aq foto sa edhe personazhit”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotos së ndarë me ndjekësit.

Share With:



50 Views