“Në shtëpizën tonë jemi të gjithë kopshtarë” Sonila Meço na tregon për herë të parë pamjet nga vila e saj në fshatin turistik

Këto ditë të nxehta vere, gazetarja Sonila Meço po i kalon së bashku me bashkëshortin dhe të bijën në Dardhë të Korçës, në vilën e saj.

Për herë të parë, Sonila ka ndarë me publikun pamje të vilës, e cila është e mbushur nga gjelbërimi dhe lulet e shumta.

Gazetarja ka fotografuar ndërtesën prej guri nga jashtë, si dhe oborrin plot e përplot me lule.

“Të ‘ushqesh’ një kopësht me lule nis me duart në pleh, por përfundon duke ushqyer shpirtin. Në shtëpizën tonë jemi të gjithë kopshtarë.”- ka shkruar Sonila krahas postimit të saj.

Aktualisht, gazetarja moderon emisionin “Tempora” në “Ora News” dhe duket se ky sezon i ri televiziv nuk do të sjellë ndryshime për të dhe emisionin e saj.

Share With:



70 Views