Në surpizën e mbrëmshme ishte edhe Anila, e Arditi nuk mund ta kalonte pa bërë këtë super dedikim

Turjan Hysko në emisionin “Familja” kishte organziuar një surprizë për Ardit Gjebrean duke çuar familjen e tij në Bashkinë e Tiranës. Vajza e tij e vogël Ana, për pak minuta ka bërë rolin e saj si Kryetarja e Bashkisë duke e quajtur të atin “babai magjik” .

“Përshëndetje z.Ardit Gjebrea, unë jam Ana Gjebrea dhe vetem për një ditë jam Kryetarja e Bashkisë Tiranë. Vendimi i parë në këtë zyrë është ky: Sot kam vendosur t’iu jap juve një çmim. Gjithë jetën ju i keni emocionuar të tjerët, të qeshin ose të qajnë nga gëzimi. Juve shqiptarët iu duan shumë por unë jam shqiptarja që iu dua më shumë në gjithë botën.
Duke u konslutuar dhe me “Jon Production” me motivacionin “Prindi im i përjetshëm” unë të shpall ty babi magjik “ – mbylli fjalimin Ana.

View this post on Instagram

Familja Gjebrea ❤️

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Në Instagramin e Ardit Gjebreas nuk mund të mungonte për fundvit një foto familjare nga surpriza. Ajo çka është akoma më e bukur, Arditi e ka shoqëruar foton me një fjali të jashtëzakonshme për bashkëshorten e tij Anilën.

“Nuk mund të më mungojë në këtë kujtim Anila Gjebrea, shkaku i çdo të mire që ka familja ime sot” – shkruan Arditi.

Share With:



234 Views