Në udhëtim me mamin, Anxhelina i shpëton për mrekulli aksidentit me makinë (VIDEO)

Albërije Hadërgjonaj dhe Anxhelina kanë nisur një udhëtim nënë e bijë për në California.

E sigurisht gjatë rrugës nuk kanë munguar videot dhe fotot në Instagram, që tregonin sesa mirë ia kalon Anxhelina kur bashkohet me të ëmën.

Por në një video këngëtarja i shpëtoi për mrekulli aksidentit, pasi nuk e kishte mendjen fare te rruga.

Teksa ishte në timon, Anxhelina po këndonte këngën shqiptare “Ajo më mbyti” nga Fisnikët, dhe po filmonte veten, kur nëna e saj e lajmëroi se kishte një kamion para.

“Desh i ra kamionit”, shkruan Albërija në videon e publikuar në Instagram.

Sigurisht që momenti u kalua me të qeshura mes tyre, por mund të kishte marrë një kthesë vërtet të frikshme.

 

Share With:
Translate »
645 Views