Ne veshëm prapë palltot, ndërsa Sara, London dhe Ledioni shijojnë pushime në plazhe ekzotike

Ditët e ftohta nuk janë asgjë për Sara Hoxhën dhe familjen e saj. Trashëgimtarja e ‘Top Channel’ është arratisur diku larg dhe me foton e postuar në ‘Instagram’ na e ka bërë zili të gjithëve. Ajo ka publikuar një foto në plazh, teksa shihet me familjen e saj të vogël, dhe vendi me siguri është ndonjë plazh ekzotik, referuar muajit ku ndodhemi. Ky duhet të jetë një moment mjaft i vyer për të, teksa po shijon detin pranë njerëzve më të shtrenjtë, pasi pranë tyre ndodhet edhe babi Ledioni, i cili ka ‘hequr dorë’ për pak kohë nga rrjetet sociale. Sara dhe Ledioni udhëtojnë herë pas here, duke u shkëputur pak nga zhurma e kryeqytetit shqiptar dhe angazhimet e përditshme, por gjithmonë tregohen mjaft të rezervuar për jetën e tyre private. /Kids’Time/

View this post on Instagram

Oh sa zili i kemi ?

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

 

Share With:
Translate »
593 Views