Nën efektin e alkoolit dhe dashurisë: Tuna dhe Patrisi, publikojnë videot gazmore

Tuna dhe Patris Berisha, po shijojnë pushimet jashtë vendit së bashku me vogëlushin e tyre, Tian. Ndërsa ditën ia dedikojnë të voglit, i cili nuk pranon të dalë nga deti apo pishina, mbrëmja është vetëm e çiftit!

Të zhveshur nga përgjegjësitë, çifti i dashuruar ka shijuar disa gota më shumë mbrëmjen e sotme dhe duken të adhurueshëm.

Është Tuna, e cila përmes disa postimeve në profilin e saj në “Instagram”, shfaq Patrisin me biberon në gojë, teksa kërcen me muzikën në sfond.

Video Player

“Babi është tapë” – shkruan Tuna për partnerin e saj.

Ndërsa në videon e dytë, Tuna hidhet duke fluturuar në krahët e Patrisit, e shkëmbejnë në fund një shikim të ëmbël me tyre.

Video Player

Ekzistonte edhe një video e tretë, ku Tuna shfaqej si një luaneshë dhe duke lëshuar të njëjtin tingull, por u pendua me shpejtësinë e erës dhe e fshiu nga profili i saj.

Prej disa muajsh, ata kanë qëndruar larg njëri-tjetrit, pasi Patrisit iu desh të udhëtonte drejt Japonisë për shkak të angazhimeve profesionale

Share With:



160 Views