Nëna 58-vjeçare ka një ëndërr dhe të gjithë po e mbështesin për ta realizuar

Jodi Harrison-Bauer, 58-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, ka një ëndërr: shpreson të bëhet modelja më e moshuar që zë ballinën e revistës së famshme Sports Illustrated Swimsuit.

Ajo i ka dërguar revistës së kostumeve të larjes një video dhe disa fotografi, duke e propozuar veten për modele.

Jodi ka thënë se dëshiron t’u tregojë grave mbi moshën 55-vjeçare se kurrë nuk është vonë të nisin diçka të re.

Përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë mbështetur fuqishëm Jodin drejt objektivit të saj, duke i uruar që vërtet të bëhet modele e revistës së famshme.

Shumë prej tyre madje e kanë pasur të vështirë ta besojnë se ajo është 58-vjeçare, falë trupit të saj mjaft joshës.

Share With:
Translate »
481 Views