Nëna amerikane sakrifikon jetën për të shpëtuar të bijën duke luftuar me 3 peshkaqenë

Një nënë amerikane vdiq në ishujt e Bahamasit teksa shpëtoi të bijën nga masakrimi i 3 peshkaqenëve. Kami Lindsey u fut në ujë për të shpëtuar të bijën Lindsey, e cila u sulmua nga 3 peshkaqenë të llojit “tigër”.

Fillimisht, Kami mendoi se e bija po luante me delfinë, por kur dëgjoi ulërimat e së bijës 21-vjeçari nuk u mendua dy herë dhe u përball me peshkaqenët.

Fatkeqësisht, ajo humbi jetën pasi peshkaqenët e masakruan në copa, kurse e bija humbi krahun dhe këmbën e majtë.

Vetëflijimi i Kamit Lindseyt është komentuar në mediat botërore si “akt heroik”.

Share With:



39 Views