Nëna bëhet ‘mburojë’ për foshnjen e saj gjatë stuhisë së breshërit

Fiona Simpson dhe gjyshja e saj po ktheheshin në shtëpi kur filloi të binte shi.

23-vjeçarja nuk kishte dëgjuar parashikimin e motit se një stuhi e madhe po afrohej me shpejtësi në Queensland, Australi.

Ndaj kishte marrë me vete edhe foshnjen e saj 4 muajshe.

Ato po udhëtonin me makinë kur stuhia e breshërit theu dritaren e pasme të automjetit të Simpson duke vënë në rrezik jetën e fëmijën.

Pa u menduar, Fiona hoqi rripin e sigurimit dhe shkoi në sendiljen e pasme duke u hedhur mbi trupin e vogëlushes për ta mbrojtur nga copat e mëdha të akullit që futeshin me furi brenda në makinë.

“Mund ta shihja, po bërtiste. Por nuk mund ta dëgjoja për shkak të zhurmës,”-tha Fiona, duke shpjeguar se ajo e mbrojti vajzën e saj për të paktën 30 sekonda.

Ajo tha se kishte shpresuar se do të kalonte shpejt, por stuhia u përkeqësua.

Simpson rrëfeu se i hoqi foshnjes rripin e sigurimit dhe tentoi ta kalonte tek gjyshja e saj, në mënyrë që të ishte e sigurtë por në atë moment edhe dritarja e saj u thye.

Më pas 23-vjeçarja kaloi në vendin e shoferit dhe e uli fëmijën tek vendi i pedaleve për ta mbrojtur. Pastaj tha se u përpoq të mbulonte gjyshen.

“Ishte kaq e frikshme, por nuk kishte kohë për t’u frikësuar,”– tha ajo për ABC.

Fiona pësoi plagë të rënda në krah edhe shpinë.

“Në fund rëndësi ka që jemi gjallë,”-tha 23-vjeçarja për ABC. “Një makinë mund të blihet përsëri dhe plagët mund të shërohen por e rëndësishme është që jemi mirë.”

Simpson postoi fotot në Facebook, duke treguar krahët dhe shpinën të mbuluar nga plagët.

“E kam marrë mësimin,”-shkruajti Fiona. “Asnjëherë mos drejtoni makinën gjatë një stuhie breshëri.”

Share With:
Translate »
920 Views