Nëna braktis vajzën e dhunuar, kërcënon Fiks Fare: Duam florinjtë

Trondit sërish nëna e vajzës së dhunuar me veprimet e saj. Telefonon në redaksinë e Fiks Fare duke kërkuar florinjtë e vajzës dhe duke kërcënuar stafin.

“Mbajeni vajzën , dua florinjtë” kështu e nis bisedën nëna e 18 vjeçares së dhunuar seksualisht nga babai i saj për tre vite rresht.

Në redaksinë e Fiks fare, kanë mbërritur gjatë këtyre ditëve mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisën vajzën pas denoncimit të saj në këtë emision. Ata kërkojnë vazhdimisht që vajza e tyre të kthejë unazën e fejesës, së bashku me dhuratat që i fejuari i ka bërë ditën e lidhjes së tyre.
Familjarët, pas gjithë kësaj historie incesti e braktisin duke mbështetur babain monstër.

Në të gjitha telefonatat dhe mesazhet drejtuar stafit të Fiks Fare, nëna dhe vëllai i vajzës 18 vjeçare nuk dënojnë veprimet e babait, por kërkojnë të vënë nderin në vend me anë të kërcënimeve kundrejt Fiks Fare dhe dukë bërë hasha viktimën e vetme, vajzën e abuzuar.

Ne vend që të falënderojnë gazetarët që shpëtuan vajzën dhe motrën e tyre nga babai kafshëror, tregohen burra zamani me mesazhe force.
Fiksi ka bërë detyrën e tij dhe është në krah të vajzës së përdhunuar, ndërsa familja del në krah të babait monstër.

Fiks Fare do të vazhdojë misionin e tij pa u ndikuar nga mesazhet kërcënuese të familjes, duke i mundësuar 18 vjeçares një realitet tjetër, larg dhunës seksuale.

Share With:



104 Views