Nëna e këngëtari lidhet me shokun e tij

Diçka sa e pazakontë aq edhe e rëndë ka ndodhur në familjen e këngëtarit të famshëm Robbie Williams. Thuhet se i ati i tij 69-vjeçar Pete është shkatërruar, pasi bashkëshortja e ka lënë atë për dikë më të ri në moshë, që është një mik i djalit të saj Robbie.

Megjithëse 44-vjeçarja Melanie Mills ndodhej prej 8 vitesh në marrëdhënie dhe kishte 5 vjet martesë me Pete, ajo nuk jetonte me të.

Tanimë ajo po planifikon një jetë të re me shokun e paidentifikuar të thjeshtrit të saj. Ndërsa 69-vjeçarji po gjen ngushëllim te i biri, i cili mundohet ta inkurajojë.

Dy ditë më parë babë e bir kënduan një duet në Javën e Modës në Milano, duke na treguar të gjithëve marrëdhënien e tyre të ngushtë.

Share With:
Translate »
608 Views