Nëna e tre fëmijëve ndërron jetë 1 javë pasi lindi vajzën

Një nënë e tre fëmijëve ka ndërruar jetë në spital ditën e Krishtlindjeve. Karen McEvoy, 24 vjeçe, e mundi lodhja. Ajo kishte simptoma të ngjashme me gripin dhe dhimbje të forta disa ditë para vdekjes.

E reja ndërroi jetë një javë pasi solli në jetë një fëmijë. Partneri i saj përveç dhimbjes i duhet të jetë nënë dhe baba për tre fëmijët e tyre.

Para se të pësonte arrest kardiak 24-vjeçarja kishte simptoma të gripit, por që në fakt rezultuan fatale.

Barry Kelly, 26 vjeç, burri i saj i qëndroi në spital në Co Kildare, Irlandë ditët e fundit të jetës dhe kujton çdo ditë fjalët e fundit të gruas. “Unë të dua shumë, ti duhet të jesh nënë dhe babë për fëmijët tanë”.

Ndërsa partnerja e tij u largua, ai i mbajti dorën dhe i tha me dëshpërim që ajo nuk mund ta linte, duke i kujtuar asaj planet e tyre  për të ardhmen.

Nga martesa e tyre ata kanë një vajzë të porsalindur dhe dy djem të mrekullueshëm, ka thënë ai për Irish Time.

“Kur trup i Karen erdhi në shtëpi, unë i thashë fëmijëve se mami do jetë e futur në një kuti magjike zanash dhe nuk duhet prekur”.

Bashkëshorti, por dhe miqtë e saj e kanë përshkruar Karen si një nënë të mrekullueshme e cila ka sjellë gëzim shumë të madh në shtëpinë e tyre.

Por familja e saj e shkatërruar pretendon se në spital nuk është bërë mjekimi i duhur dhe se mjekët mund ta kishin shpëtuar. Bashkëshorti i saj ka kërkuar një hetim ndaj spitalit që u kujdes për Karen.

Share With:
Translate »
581 Views