Nëna flak nga makina binjaket e sapolindura

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Filipine pasi një grua ka hedhur foshnjat binjake të porsalindura në një cep të rrugës teksa makina ishte në lëvizje.

Besohet që ato janë hedhur nga nëna e tyre. Çuditërisht, një prej vogëlusheve mbijetoi pasi u shpëtua nga banorët, të cilët dëgjuan britmat që vinin nga një barakë pranë rrugës.

Fatkeqësisht, foshnja tjetër që ishte më e vogël dhe më e dobët kishte humbur shenjat e jetës pasi lëkura i ishte zbehur totalisht. Pasi u dërgua me urgjencë në spital, mjekët e shpallën të vdekur.

Banorët që gjetën foshnjat e porsalindura kritikuan nënën që kishte braktisur vajzat e saj të bukura.

Lea Gutib, i cila ishte pranë njerëzve që nxituan të ndihmonin foshnjat tha: “Vajzat e vogla ishin aq të bukura e të brishta. Nuk mund ta besoja kur i gjetëm. Një vajzë nuk po merrte frymë, ndërsa tjetra ishte më e fortë dhe po lëvizte. Nuk mund ta kuptoj përse një nënë mund ta bëjë këtë me fëmijët e saj. Kjo do e ndjekë çdo ditë të jetës së saj.”

Sipas mediave lokale, vajza e mbijetuar po mbahet nën vëzhgimin e mjekëve ndërkohë që autoritetet po përpiqen të gjejnë nënën.

Share With:



80 Views