Nëna i jep të tymosë djalit 11-muajsh | Video

Një video në Instagram ka shkaktuar zemërim tek një pjesë e madhe e përdoruesve. Aty dukej nëna, e cila filmonte veten duke i dhënë djalit 11 muajsh një cigare të ndezur.

Fëmija e refuzon në fillim, por gruaja ia afron më shumë dhe e bën të tymosë. Mes të qeshurave dhe emocionave, gruaja kënaqet nga veprimi.

Më vonë dëgjohet zëri i një burri duke thënë “jo, jo”, ndërkohë që fëmija mundohet t’ia marrë cigaren nga dora.

Publikimi i kësaj videoje, e cila zgjat më shumë se 30 sekonda ka ngjallur kritika të shumta. Të gjithë përdoruesit kritikojnë gruan, e cila besohet të jetë nga Madridi, se e ka sulmuar fëmijën duke i vënë shëndetin në rrezik.

 

Share With:



110 Views