Nëna i ka vdekur, babai nuk e ndihmon dot! Ja çfarë i bën shoferja vogëlushes

Një shofere autobusi ndihmon cdo ditë një vajzë të vogël duke ia bërë flokët gërsheta pasi zbuloi se nëna e saj ka ndërruar jetë.

Tracy Dean ndihmon 11-vjecare Isabella Pieri pasi ajo nuk dinte se si të vepronte me to. Nëna e Isabella humbi jetën para dy vitesh pas një sëmundje të rrallë, ndërsa babai Philip i tha se duhet të mësonte të kujdesej për veten sepse nuk e ndihmonte dot me gjëra të tilla.

Gjithcka bëri ai ishte një prerje e thjeshtë, por në momentin që flokët u rritën, Isabella mund të menaxhonte vetëm një krehje të thjeshtë.

Kur pa se shoferja e autobusit që i conte në shkollë po ndihmonte mikeshat e saj, mori guximin ta pyeste nëse do i bënte gërsheta. Që prej asaj dite, Tracy rregullon pamjen e saj cdo ditë. Mësuesit dhe babai i vogëlushes kanë kuptuar se vetëbesimi i saj ka filluar të rritet.

Që kur u diagnostikua me kancer gjiri para 7 vitesh, shoferja e autobusit mendonte se cfarë do ndodhte me fëmijët e saj prandaj vendosi që të jetë pranë studentëve për cdo gjë që do i nevojitej.

Share With:



74 Views