Nëna më e famshme e momentit! Priste fjalë dashurie nga vajza, por shokohet kur lexon letrën

Gratë  anembanë botës marrin lule, dhurata dhe letra urimi nga fëmijët në Ditën e Nënës. Por një grua e moshuar e cila jeton në Berkshire, pati ditën më të trishtë të jetës së saj. Dorothy Hopkins, 85 vjeç i erdhi një letër e shkruar nga vajza e saj Mandy në Ditën e nënave.  Në faqen e parë të letrës shkruhej; Ku do isha pa ty? Të dua shumë..  Me këtë fjali nëna e emocionuar mezi priti të hapte faqen tjetër, por aty u terrorizua. Mesa duket dikush kishte ndërhyrë dhe fjalët e shkruara ishin nga më të tmerrshmet dhe nga më të pistat. Fjala të dua shumë ishte ndryshuar në ; të urrej shumë, grua e përdalë, dua të kthehem tek vendi nga më linde etj.

Por Dorothy për shkak të moshës së saj kishte menduar se e kishte shkruar vajza e saj dhe ishte trishtuar shumë. Më pas ka telefonuar vajzën dhe vajza është habitur. Dorothy ka treguar se mesa duket dikush e ka marrë zarn dhe ka shkruar fjalët e këqija. Ndërsa vajza thotë se personi që e ka bërë atë gjë duhet të ketë turp dhe se ishte shakaja më e ndyrë që mund ti bëhej dikujt, sidomos në ditën e Nënës. Letrën e ka nisur me postë përmes Royal Mail dhe vajza ka njoftuar policinë duke kërkuar hetimin e gjithë kësaj ndodhie që e bënë nënën e saj të pikëllohej aq shumë. Royal Mail ka lëshuar një deklaratë, duke kërkuar falje për Dorothy për çdo shqetësim që i ishte shkaktuar. Kompania postare e Britanisë shkruan në faqen e saj: “Ne po hetojmë me urgjencë se çfarë ka ndodhur. Është një vepër penale që të prekësh postën dhe kushdo që kapet duke vepruar kështu do ballafaqohet  me ndëshkim.  Royal Mail do kërkojë të ndjekë penalisht  ata që abuzojnë me pozitën e tyre”. tip

Share With:
Translate »
736 Views