Nëna, mësojeni tani se pas sa herësh duhet t’i lani rrobat pasi i vishni

Secili nga ne mendon me vete, sa herë duhet t’i veshim rrobat dhe më pas t’i lajmë? Në fakt kjo është më shumë një dilemë e vajzave sesa e djemve. Sidoqoftë, për meshkujt dhe për vajzat ne do t’ju japim përgjigje pikëpytjeve që keni në kohë për sa i përket larjes së rrobave. Nuk ka më dilema: për xhinset, të brendshme, pizhamat për çdo lloj veshje do të dini se sa herë duhet t’i lani:

Mbathjet-Një herë

Asnjëherë mos i veshni dy herë një palë mbathje. Është çështje higjene që ato duhet të lahen pasi vishen një herë.

Xhinset-Vishini 5-6 herë

Mund të dëgjoni sugjerime të ndryshme, por xhinset duhet t’i lani pasi i keni veshur 5-6 herë, në mënyrë që ngjyra e tyre mos zbehet.

Bluzat-Vetëm një herë

Ju duhet t’i trajtoni bluzat tuaja, njësoj si të brendshmet pasi ato kanë kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën tuaj. Ju duhet t’i lani pasi i keni veshur vetëm një herë.

Fustanet- 2 herë

Nuk ka nevojë t’i lani fustanet tuaja sa herë që i veshni pasi do ta dëmtoni materialin dhe ngjyrën e tyre. Këshilla jonë konsiston për në verë: Ju duhet t’i lani fustanet pasi i keni veshur 2 herë.

Reçipetat-2-4 herë

Në krahasim me mbathjet, reçipetat nuk duhet t’i lani sa herë që i veshni. Këshillohet që reçipetat të lahen pasi i keni veshur 3-4 herë.

Çorapet-1 herë

Që në fëmijëri të gjithë e dimë rregullin e të veshurit çorapet. Mamaja gjithmonë këmbëngulte që duhet t’i lanim çorapet sa herë që i vishnim. Vetëm imagjinoni sesa shumë baktere mund të mblidhen në këmbët tuaja.

Pizhamat 3-4 herë

Aroma e pizhamave të pista mund t’jua trazojë gjumin dhe ju bën të ndiheni të lodhur. Prandaj ju duhet t’i lani pizhamat pasi i keni veshur ato 4 herë.

Veshjet sportive-1 herë

Mos u bëni dembelë, por lani veshjet sportive të palestrës sa herë që i vishni ato.

Këpucët-Sa herë që bëhen pis

Pastroni këpucët tuaja sa herë që ato bëhen pis. Shikoni gjendjen e tyre dhe kujdes se mos i shkatërroni me ujë.

Fundet, pantallonat e gjata dhe të shkurtra-3 herë

Në ndryshim nga xhinset, pantallonat dhe fundet duhet t’i lani më shpesh. Sugjerohet që t’i lani pasi i keni veshur 3-4 herë.

Share With:
Translate »
823 Views