Nëna shpërndan foton prekëse, motra 5-vjeçare kujdeset për vëllain me leuçemi 1 vit më të vogël

Një nënë ka shpërndarë një fotografi prekëse të djalit të saj katër vjeçar i diagnostikuar me leuçemi, dhe tregon se si motra e tij po kujdeset për të, e cila është vetëm 14 muaj më e madhe.

Beckett Burge u diagnostikua me leuçemi akute limfoblastike, në prill 2018 dhe që atëherë ka kaluar muaj të tërë në spital duke u trajtuar me kimioterapi.

Nëna e tij, Kaitlin Burge shkrepi fotografinë, ku tregon motrën e vogëlushit, Aubrey, e cila shfaqet duke fërkuar shpinën e vëllait të saj ndërsa ai mbështetet në tualet dhe duket shumë sëmurë.

E vogla Aubrey më pas i lan duart, transporton vëllain në shtrat dhe ofrohet të ndihmojë në pastrimin e tualetit për të ndihmuar nënën dhe babin 31-vjeçar Matthew Burge.

Kaitlin, nga Princeton, Texas, SHBA, thotë se në vend që të dilte për të luajtur me miqtë e saj, Aubrey preferon të qëndrojë në shtëpi me Beckett.

Share With:



55 Views