Nënat e reja mund të stërviten në shtëpi me fëmijët e tyre, ja ushtrimet e duhura

Pasi kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre nënat duan të kthehen në format e tyre të mëparshme. Kjo nuk është e thjeshtë por sërish mund të zgjidhet.  Të gjithë e dimë se pas shtatëzënisë nënat kan marrë shumë kilogram, për të cilat nuk ndihen aspak mirë.

Por duke u kujdesur për fëmijën e tyre nuk kanë kohë që të bëjnë stërvitje intensive. Por duhet të dini se fëmija juaj mund tu ndihmojë dhe të bëni ushtrimet së bashku.

Ja ushtrimet që duhet të bëni:

Mbani fëmijën tuaj në krahë dhe qëndroni me këmbët hapur sa gjerësia e shpatullave. Uluni poshtë dhe më pas ngrihuni në pozicionin fillestar.

Qëndroni në këmbë dhe mbani fëmijën afër barkut. Merrni një hap të madh para me këmbën e djathtë dhe ulni trupin derisa të formoni një kënd 90 gradë, përsëriteni edhe më këmbën tjetër.

Vendosni duart tek barku i fëmijës suaj dhe bëni një hap të madh anash me njërën këmbë e më pas me tjetrën.

Qëndroni me këmbët anash, të hapura dhe fëmijën në krah për 2-3 minuta.

Qëndroni mbështetur në këmbë dhe në shpinë, dhe ngrini fëmijën tuaj në krah. Bëni disa ulje ngritje në këtë mënyrë.

Shtrihuni në shpinë dhe mbani fëmijën tuaj me gjunjë. Ngrini pjesën e sipërme të trupit si dhe këmbët tuaja. Deri sat ë arrini të puthni fëmijën në ballë.

Vendoseni fëmijën në dysheme pranë jush, qëndrona duke u mbajtur tek bërrylat në pozicion të drejtë. Qëndroni kështu për 1-2 minuta.

Bëni çdo ditë këto ushtrime, secilën nga 10-15 herë  ose qëndroni 1-2 minuta në të njëjtin pozicion.

Share With:
Translate »
1027 Views