Nënat e reja rrëfejnë sfidat e përditshme me fëmijët | Video

Thuajse të gjitha femrat e konsiderojnë mëmësinë si momentin më magjik të jetës së tyre.

Por përveç “magjisë” bashkë me ardhjen në jetë të një fëmije vijnë edhe përgjegjësitë. Jeta ndryshon dhe dilemat bëhen gjithnjë e më të mëdha.

Por për të folur pikërisht për sfidat e përditshme të nënave të reja ishin të ftuara në emisionin “Rudina” në Tv Klan, sipërmarrëset Sonila Sopoti e Kristina Neranxi dhe gazetarja Silvana Muça.

Silvana Muça është bërë nënë për herë të parë në 1 Janar të këtij viti. Ajo solli në jetë djalin e saj Lael 10 sekonda pasi kishte hyrë Viti i Ri 2018.

“Djali im ka lindur 10 sekonda, pasi kishte hyrë Viti i Ri. Për mua shtatzënia nuk ka qenë e lehtë dhe djali ka lindur para kohe. Ka qenë një fazë e vështirë për mua. Mëmësia padyshim ma ka ndryshuar shumë jetën. Në fillim çdo javë e çoja tek mjeku djalin sepse më kapte paniku, tani jam më e zonja për t’u kujdesur për të”, tha Muça.

Sonila Sopoti është nënë e dy vajzave të vogla, Zoel Katalea 4 vjeç dhe Niki Orkidea 2 vjeç. Zoel Katalea dhe Niki Orkidea kanë si emër të dytë domenthënien e një luleje.

“Vajzat e mia kanë 2 vite diferencë me njëra-tjetrën dhe unë kur flas përpiqem të jem e kujdeshme me ta. Mundohem që me shumë delikatesë të mos bëj diferencime. Tani ato kanë një moshë shumë delikate dhe secila ka nevojë për shumë dashuri”, tha Sopoti.

Kristina Neranxi është po ashtu një nënë e re. Këtë status të bukur ia dha djali i saj i parë Gabriel, i cili erdhi në jetë në Korrik të vitit të kaluar.

“Unë kam patur një shtatzëni dhe lindje të qetë. Por 10 ditët e para pas lindjes kanë qenë më të vështirat për mua. Ato ditë kam preferuar t’i kaloj me veten dhe djalin tim dhe jo me njerëz të tjerë që mund të më ndihmonin. Ishte e vështirë pas operacionit derisa mora pak veten. Po ashtu edhe ardhja e një fëmije është një ndryshim i madh dhe duhet të kujdesesh për të”, tha Neranxi.

Share With:
Translate »
655 Views