Nënat me 4 fëmijë nuk do të paguajnë kurrë taksa

Në shumë vende të botës ka rënie të lindjeve dhe në një situatë të tillë politikat nxitëse janë të shumta.  Hungaria ka njoftuar një sërë lehtësirash për çiftet me shumë fëmijë. Kryeministri hungarez Viktor Orban ka zbuluar “shtatë pikat” që kanë për qëllim të promovojnë dhe mbrojnë familjet.

Lehtësirat do të jenë të jashtëzakonshme dhe gratë që lindin të paktën 4 fëmijë, do të lirohen përgjithmonë nga taksat në pagën mujore dhe do të kenë vetura më të mëdha për familje më të mëdha. Gjithashtu, në program parashikohet dhënia e kredive të buta për familjet me të paktën dy fëmijë që synojnë të blejnë shtëpi.

Në Evropë çdo herë e më pak po kemi lindje. Për perëndimin, përgjigja është emigrimi. Për çdo ikje duhet të kompensuar me një tjetër. Por ne nuk kemi nevojë për numra. Kemi nevojë për fëmijë hungarezë”, ka deklaruar Orban.

Edhe Shqipëria ka hartuar disa politika sociale për nxitjen e lindjeve. Për çdo bebe të lindur do të ketë bonuse më të larta. Konkretisht, për foshnjen e parë, 400 mijë lekë, 800 për të dytën dhe kështu me radhë.

Share With:
Translate »
640 Views