Nënat më të reja të Top Albania Radios nuk janë supersticioze, dalin për të festuar pa mbushur 40 ditë nga lindja

14 shkurti prej 20 vitesh nuk është më vetëm festa e të dashuruarve në Shqipëri por edhe ditëlindja e një media-je të rëndësishme si Top Albania Radio. Pikërisht sot, ëndrra e kahershme e Dritan Hoxhës ka mbushur 20 vjeç dhe ka mbledhur në një festë të gjithë miqtë dhe punonjësit e saj. Pavarësisht se nëna të sapo bëra, njëra për herë të parë e tjetra për herë të dytë, duket se Elona Duro dhe Jonida Aliçkolli nuk janë fare supersticioze. Ato nuk u besojnë fjalëve të të parëve që pa kaluar 40 ditë nga lindja të mos dalin nga shtëpia dhe aq më tepër të zbukurohen për të marrë pjesë në një festë. Moderatoret nuk mund të rrinin pa iu bashkuar festës së ditëlindjes së Top Albania Radios dhe aq më tepër të nderojnë ëndrrën e Tanit. Vlen për tu përmendur se pas lindjes, moderatoreve u ka rënë një nur edhe më i bukur. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
848 Views