Nënë e bir u shpallën të humbur, policia gjen makinën e braktisur në rezervuar

Dy trupa janë gjetur në një rezervuar nga oficerët e policisë që po kërkonin një nënë me djalin e saj 5-vjeçar. Ata u shpallën të humbur pas një telefonate me 20 nëntor.

Emma Sillet, 41 vjeçare dhe djali Jenson u panë për herë të fundit në restorantin e McDonald’s në Manchester.

Forcat e policisë gjetën makinën e saj të tipit “Peugeot 308” të braktisur pranë rezervuarit ‘Valehouse’ në Derbyshire.

Dy trupat, që besohet të jenë të Emmës dhe Jensonit janë zbuluar këtë pasdite. Policia nuk ka dhënë ende detaje nëse kanë ndërruar jetë.

Share With:
Translate »
581 Views