Nënë për herë të dytë, këngëtarja shqiptare në pritje të ëmbël

Vetëm një muaj më parë, këngëtarja Dafina Dauti pranoi publikisht se është e dashuruar me këngëtarin Tafil Kurteshi.

“Është përfol dhe me të drejtë. Po, është e vërtetë, po e them për herë të parë. Ka disa muaj që unë dhe Tafili jemi në lidhje dhe jemi shumë të lumtur bashkë dhe shumë falënderues që kemi gjetur njëri-tjetrin”.- tha ajo gjatë një interviste.

Mirëpo, vetëm një muaj pasi bëri publike lidhjen, këngëtarja ka rrëfyer se është në pritje të ëmbël.

Në një intervistë për “Syri.net”, Dafina tregoi se po pret fëmijën e saj të dytë.

“Po… edhe pse po shihet gjendja ime. Unë dhe Tafili do kemi së shpejti një fëmijë… por, gjininë nuk po e tregojmë tani pasi kur të lind foshnja edhe publiku do ta mësojë gjininë dhe emrin.”-ka thënë ajo.

Dafina është nënë e një vajze 10-vjeçare të quajtur Elizabeta, ndërsa Tafili është baba i një djali 6-vjeçar nga martesa e tij e parë.

Share With:
Translate »
654 Views