Nëse bëheni mama në këtë moshë, e sigurtë që do të keni një bebe të zgjuar!

Studime të shumta thonë se mosha ideale për t’u bërë nënë është në fillim të të 20-ve. Kjo për shkak se gjërat mund të komplikohen nëse vendosni të bëheni nënë vite më vonë. Në ditët e sotme, çiftet preferojnë të presin derisa të ndihen gati për hapin e madh e të krijuarit një familje.

Një ndryshim si ky në përceptim, shoqërohet me një tjetër lajm të mirë. Nëse bëni fëmijë pas të 30-ve, me shumë gjasa do të keni një bebush të zgjuar.

Sipas një studimi në Mbretërinë e Bashkuar rezultoi se ekziston një lidhje mes moshës së nënës dhe zhvillimit mendor të fëmijës.  Studimi arriti në përfundimin se nënat që e kishin bërë fëmijën e parë rreth moshës 30-39 vjeç kanë fëmijë më inteligjent se ato të moshave 20-29.

Përpos kësaj, vajzat që bëhen nëna rreth kësaj moshe, kanë më tepër burime për ta rritur siç duhet një fëmijë. Gratë në të 30-at supozohet të jenë me një jetë të qëndrueshme, të edukuara, me të ardhura më të larta dhe stil jetese të shëndetshëm.

Gjithsesi, i njëjti studim shtoi se kjo nuk do të thotë që shtatzënia të shtyhet edhe më gjatë, prandaj fillimi i të 30-ve konsiderohet si mosha ideale për t’u bërë nëna e një bebushi të zgjuar!

Share With:



180 Views