Nëse dhunoni fëmijët në formë ndëshikimi, duhet të lexoni patjetër se çfarë po u shkaktoni atyre

Ndëshkimi është një metodë e zakonshme që përdoret për të “edukuar” fëmijët e pabindur. 4 nga 5 prindër e përdorin si metodë për të vendosur rregull në sjelljen e fëmijëve. Disa madje nuk hezitojnë as t’i godasin në mënyrë që t’i “disiplinojnë”. Mirëpo, kujdes! Ju në vend që të përmirësoni situatën, po e dëmtoni. 

Hulumtimet tregojnë se kjo gjë përveç se është dëmtuese, nuk funksionon.

Ndëshkimi nuk funksion dhe i përkeqëson gjërat

Është e vertetë, fëmijët mund të jenë këmbëngulës dhe durimi i prindërve ka kufizimet e veta, por nëse do t’i ndëshkoni fëmijët nuk do të ndryshoni diçka tek sjellja e tyre. Hulumtimet tregojnë se dhuna në një afat të gjatë si një mënyrë për të disiplinuar fëmijët, mund të sjellë një sjellje jo të mirë të fëmijëve në të ardhmen. Me fjalë të tjera, fëmijët duhet të kuptojnë, ata kanë nevojë për një shpjegim, edhe pse  veprimi i tyre nuk është i duhuri. Dhuna është vetëm një mënyrë e shpejtë për të ndaluar veprimet e fëmijës.

Dhuna rrit një agresor të ardhshëm

Fëmijët të cilët janë dhunuar fizikisht gjatë fëmijërisë së tyre janë më të prirur të përdorin dhunën kundër fëmijëve dhe partnerëve të tyre. Ata madje kanë një rrezik më të lartë për t’u bërë shkelës ligjorë. Shembulli që prindërit japin tek fëmijët ka një ndikim të madh ndaj tyre. Nëse një nënë ose baba përdor një shuplakë për të zgjidhur një konflikt, kjo është mënyra sesi fëmija do ta mësojë këtë gjë.

Fëmijët mund të fillojnë të vuajnë nga depresioni

Nëse partneri juaj ju godet, a do ta donit ende? Vështirë se do të ndjenit të njëjtën dashuri. Edhe tek fëmijët ndodh e njëjta gjë. Duke qenë se jeta e fëmijëve sillet rreth prindërve të tyre, ata fillojnë të ndihen të padashur dhe mund të vuajnë nga depresioni klinik. Kjo gjë ndikon në procesin e socializimit të fëmijës dhe i frustron ato.

Share With:
Translate »
610 Views