Nëse jeni shtatzënë, këto produkte bukurie mund të jenë të rrezikshme

Nëse po prisni një bebe, duhet të jeni të vetëdijshme për ato që vendosni në trupin tuaj. Shtatzënia, një fazë e rëndësishme në jetën e një gruaje, shpesh i vë para disa sfidave nënat në pritje si njollat e errëta në lëkurë, puçrat dhe stirjat.

Para se t’i trajtoni këto efekte të shtatzënisë në lidhje me lëkurën, më poshtë do të lexoni për disa produkte bukurie të cilat duhet t’i mbani larg ose të bëni kujdes me përodrimin e tyre ndërsa jeni shtatzënë.

Ndaloni përdorimin e retinoideve

Retinoidet përfshijnë metoda të trajtimit të rrudhave, puçrrave, madje dhe strijave. Sidoqoftë mos i përdorni ato si nga goja, ose direkt në lëkurë gjatë shtatzënisë, pasi është provuar se shkaktojnë defekte të lindura.

Minimizoni përdorimin e acidit salicilik

Acidi salicilik është një agjent nxitës që ndihmon në trajtimin e akneve. Nëse jeni në pritje të një fëmije, kufizoni përdorimin e acidit salicilik. Nëse po e merrni këtë përbërës përmes gojës, hiqni dorë prej tij në shtatzëni për shkak të defekteve në lindje dhe komplikacioneve që mund të shkaktojë. Nëse keni puçrra gjatë shtatzanisë, ekspertët këshillojnë të merrni 1 ose 2% acid salicilik ose në vend të tij të zgjidhni acid glikolik i cili është i padëmshëm gjatë shtatzënisë. Acidi glikolik konsiderohet si standardi i artë në eksfolimin kimik.

Kujdes kur bëni manikyr-pedikyr

Kur bëni manikyr ose pedikur, mos e lejoni manikyristen t’ju presë kutikulat ose t’ju heqë kallot. Mund të merrni infeksione të cilat mund të jenë të dëmshme gjatë shtatzënisë.

Bëni fije ose highlights në vend që të lyeni gjithë flokët

Lyerja e flokëve gjatë shtatzënisë nuk rekomandohet pasi dyshohet se në bojrat për flokë ka shumë elemente kancerogjene. Nëse po planifikoni të lyeni flokët bëni vetëm disa highlights, që boja të mos përthithet drejpërdrejt nga skalpi i kokës.

Mos përdorni krem vetë-nxirës

Jini të kujdesshme me ato që vendosni në lëkurën tuaj sepse çdo gjë që vendosni në lëkurë përthithet potencialisht nga rrjedha e gjakut. Para se të përdorni një produkt, kontrolloni etiketat nëse një krem për vetënxirje mund të përmbajë ndonjë element kancerogjen që irriton lëkurën.

Mos bëni botox ose mbushje buzësh kur jeni shtatzënë

Nëse po planifikoni të keni buzë të plota përmes mbushëve të injektueshëm, shmangeni një procedurë të tillë në shtatzëni. Nuk ka ende studime ose prova që tregojnë se kjo procedurë është e sigurt në shtatzëni. Prandaj është më mirë të prisni derisa të lindni beben.

Kujdes gjatë depilimit

Mund të depiloheni gjatë shtatzënisë, por kujdes. Zgjidhni metodat e duhura që të mos rrezikoni infeksione ose qime të rritura në lëkurë. Kur të shkoni në një salon, sigurohuni që të kontrolloni pastërtinë dhe procesin e higjenizimit të mjeteve.

Mos përdorni hydroquinone për të trajtuar melazmat (njollat e errëta) gjatë shtatzënisë

Nëse gjatë shtatzënisë zhvilloni melazma, mos përdorni hydroquinone për t’i trajtuar ato. Parandaloni formimin e njollave të errëta në fytyrën tuaj duke përdorur krem dielli që nuk përmban kimikate.

Share With:
Translate »
470 Views