Nëse keni motër a vëlla, keni bërë të paktën gjysmën e këtyre gjërave kur keni qenë të vegjël

1. Keni fshehur diçka të mirë për të ngrënë në shtëpi a në frigorifer që të mos ua gllabëronte motra a vëllai kur ju s’ishit në shtëpi.

2. I keni kërkuar motrës/vëllait t’ju sjellë një gotë ujë dhe nga inati dhe përtesa, ju ka përmendur një rast që jeni sjellë keq me të.

3. Keni ndarë një çokollatë në mes me vizore sepse s’i zinit besë ndarjes së barabartë me sy.

4. Nuk i keni kërkuar kurrë falje njëri-tjetrit, thjesht keni filluar të silleni mirë sërish, sikur s’ndodhi gjë.

5. Jeni përleshur për ndonjë arsye banale dhe keni përfunduar me një kafshim masiv në trup.

6. Në një nga përleshjet e mësipërme, e keni goditur fort padashje dhe kur ka filluar të qajë, i jeni lutur të mos i thotë mamit.

7. E keni ndaluar të ndërrojë kanalin e televizorit duke bllokuar sinjalin me duar.

8. Keni futur ose ju kanë futur një gisht të njomë në vesh.

9. Keni përsëritur çdo gjë që thoshte motra/vëllai thjesht për ta acaruar, deri kur ai/ajo pushonte së foluri për orë të tëra nga frika mos e kopjonit sërish.

10. Keni dhënë lekë që të bëjnë diçka për ju.

Share With:
Translate »
457 Views