Nëse kjo ju duket një foto normale nënë e bijë, e keni gabim

Në pamje të parë, në këtë foto të Aulonës me të bijën Amarën, duket sikur po tregojnë diçka të bukur me njëra-tjetrën, por Aulona e di se si po e mban veten dhe po buzëqesh. Përmes asaj që ka shkruar në Instagram, Aulona shkruan se ç’ka hequr për të mbajtur Amarën nën kontroll kur ishin të dyja të ftuara tek ‘Pasdie në Top Channel’. Në fakt ndodh shpesh me fëmijët kjo. Në momentet dhe vendet  kur duhet që të tregohen të disiplinuar e prindërit e tyre të jenë të qetë, edhe fëmijët më të urtë e që s’u ndihet kurdisen të kthejnë gjithçka përmbys, t’ia plasin të qarit ose të bëjnë diçka tjetër që t’ua prishin planin të rriturve e jo më Amara që është aq aktive e trazovaçe. Shkurt, me ta nuk bën dot parashikime! Ja se ç’thotë Aulona:

“Duket si një foto e bukur nene e bijë, por ju lutem shume mos u gënjeni…Me siguri ketu kam qenë duke i thene me nje buzëqeshje disi te shtirur, duke u përpjekur te fsheh nervat qe po dalin nga veshet: “Amara te lutem mos bej zhurmë, rri mirë, përndryshe kur te shkojmë ne shtëpi do denohesh”. Dhe ndërkohë Amara qe me shume mundësi është duke bërë pyetjen e saj të preferuar: “Po pseeee o maaaaaaaa?, me atë ma-ne e tmerrshme qe ta jep në çaçkë te kokës. Gjithsesi ne foto nuk duket… ne foto gjithcka është perfekte, apo jo?”

Share With:



602 Views